Në kuadër të aktiviteteve që Myftinia e Shkodrës po organizon në përkujtim të ditëlindjes së proftetit Muhamed, biblioteka e qytetit të Shkodrës ka qënë mikpritësja e një tribune shkencore kushtuar Hafiz Ali Ulqinakut.
Me pjesëmarrjen e besimtarëve nga Shkodra, por edhe nga Ulqini u fol për prej klerikun, atdhetarin mësimdhënësin dhe shkrimtarin e shquar të kohës së rilindjes kombëtare. Myftiu i Shkodrës imam Muhamet Sytari tha se Hafiz Ali Ulqinaku ishte një mbrojtës i besimit. Kryeimami i Ulqinit, Ali Bardhi tregoi një fakt të rëndësishëm për Hafiz ali Ulqinakun. Teologu Arben Halluni tha se feja ka qënë gjithnjë në shërbim të edukimit të njeriut. Aktivitet për ditëlindjen e profetit kanë nisur me 12 dhjetor dhe mbyllen me datë 25 në Xhaminë e Plumbit.