210 vjetori i lindjes së kompozitorit të famshëm polak, Frederik Shopen mblodhi pranë bustit të tij, personalitete të muzikës, artistë dhe diplomat.

Melodinë e tij, sot, pas 2 shekujsh, presidentja e EPTA Albania, Klodi Zheji, e cilëson si shkollë të vërtetë muzike.

“Të bëhesh një pianist i mirë sot në botë, patjetër duhet të kalosh nga shkolla e teknikës së lartë të këtij kompozitori.”

Muzikanti Zhani Ciko, theksoi se artistët si Shopen, janë të papërsëritshëm.
“Njerëz që instrumentin e pianos e kanë bërë të këndojë, të flasë dhe të mobilizojë gjithë popullin. Të nderosh Shopen, është të nderosh kulturën.”

lindi më 1 mars të vitit1810 dhe ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare.
Ai krijoi konceptin e baladës instrumentale në epokën romantike, ndërsa vepra e tij jeton ende sot si kolonë zanore e fimave të ndryshëm.

Artikulli paraprakPËRLESHJE MASIVE ME THIKA NË ANGLI, NJË 19-VJEÇAR NË GJENDJE TË RENDË
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME AUTOBUSIN, VDES SHOFERI 6 TË PLAGOSUR RËNDË