51 vjet më parë, revolta e të burgosurve në Spaç të Mirditës do të trondiste seriozisht themelet e regjimit të egër komunist.Nisi si një incident i vogël mëngjesin e 21 majit të vitit 1973 mes një të dënuari dhe gardianit të Burgut, por përfundoi me revoltë të të gjithë të burgosurve.Ish të burgosurit politik u rikthyen në vendin ku vuajten dënimin, duke sjellë në kujtese përfshirjen e tyre në revoltë si dhe vuajtjet në këtë burg.Ata thonë se i kanë ende të fresketa turturat në këtë kamp.

Në ish burgun e Spaçit, u përkujtua 51-vjetori i revoltes, ku në këtë ditë kujtese fokusi u përqëndrua tek të rinjtë me qëllim njohen e tyre me këtë vend simbol të diktatures së eger komuniste në Shqipëri.

Revolta e burgut të Spacit konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme, teksa katër të burgosur politikë u pushkatuan dhe shumë të tjerë u ridënuan rëndë, sepse vizatuan dhe ngritën mbi tarracën e burgut flamurin kombëtar pa yllin komunist mbi shqiponjë.Qeveria ka propozuar që burgu i Spacit të kthehet në muze, si simbol i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist.

Artikulli paraprakEDONA BILALI: MBËSHTES JULIAN DEDËN NË BBV3
Artikulli tjetërLEZHË, TË VDEKURIT VARROSEN NË BALTË DHE UJË