Para 59 vitesh Hungaria u përball me revolucionin antikomunist teksa mijëra vetë nisën protestë për të larguar sovjetikët teksa hasën në një rezistencë të armatosur. Mes të rinjve, studentëve e punëtorëve hungarez pati edhe një pjesë të shqiptarëve që në vitin 1956 ishin në Hungari dhe iu bashkuan këtij revolucioni.
Për këtë ngjarje të shënuar në pllakatën në qendër të qytetit të Shkodrës si çdo vit u zhvillua aktiviteti përkujtimor ku mori pjesë edhe ambasadori hungarez në Shqipëri Antal Heizer.Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi vlerësoi revolucionin si një shenjë e fortë demokracie dhe lirie.Revolucioni hungarez i vitit 1956 është një ngjarje e cila përkujtohet çdo vit në Shkodër dhe ende sot në këtë aktivitet marrin pjesë shqiptar të cilët përjetuan revolucionin që përgjaku rrugët e Budapestit.