Kryeministri Edi Rama deklaroi se Arbën Xhaferi, ish politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë ku u përkujtua vepra e Xhaferit, Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.

Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur që të negocioj me çunat e fondacionit mosdaljen time, që mund të interpretohet në të gjitha intepretimet, por jo për mos arsyen e vërtetë të mos ndjerit i përgatitur vërtetë. Desha të ndaj disa fjalë të Arbën Xhaferrit, dhe që sot e gjithë ditën sipas meje janë një pasqyrë që në rastin më të mirë nuk do ti bënte të ndiheshin vëretetë mirë shumë prej atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe në ekrane. Arbën Xhaferri pyetet se cila është ëndrra e tij më e madhe dhe ai përgjigjet ‘integrimi i popullit shqiptar në sistemin e lerave perëndimore, politike, etike, kulturore’ dhe vazhdon, një fjali të thjeshtë përbërë me fjalë që tashmë janë të banalizuara, por që kanë një domethënie shumë të thellë dhe shumë vështirë për tu kuptuar në tërësi. Besoj që sot e gjithë ditën kjo është frikshëm e vërtetë sepse nuk besoj të këtë ndonjë vend tjetër, as në lindje as në perëndim, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit si vlera politike etike e kulturore dhe nuk besoj se ndonjë vend tjetër që e ka përshkruar më parë rrugën e bashkimit me familjen evropiane pas daljes nga periudha e gjatë e regjimit të totalitarizmave sovjetike, ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim. Nuk besoj po ashtu që më pak se sa këtu në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize të madhe inflacioni, ku vetëm printohen-printohen, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi.

Popujt e Ballkanit vijnë nga një strabizëm etnopoltik që i bën të shohin shtrembër njëri tjetrin dhe duke u përpjekur të shtoj diçka që do e gjente Arbrën Xhaferrin dakord në ditë e sotme, problemi nuk janë popujt në vetvete, problemi janë udhëheqjet që në vend se ta kurojnë këtë strabizëm etnopoltik, në fakt e përdorin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri tjetrin ta spostojnë nga qendra dhe ta devijojnë aty ku shikon syri etnostrabik.

Artikulli paraprakKIM E KASANOF: SHBA RIKONFIRMOI MBËSHTETJEN E FORTË PËR LUFTËN E SHQIPËRISË NDAJ…
Artikulli tjetërRAMA: SHQIPJA NUK ËSHTË ÇËSHTJE E LIGJEVE NË MAQEDONINË E VERIUT