Një grindje midis dy 28-vjeçarëve, ka degjeneruar në përdorimin e thikës, Për pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe ka përfunduar në spital, ndërsa tjetri është ende në ëkrkim nga ana e Policisë.

Ngjarja sipas Policisë Vendore, ka ndodhur sot, në fshatin Podgorie, Maliq, ku M. B., 28 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga Ë. B., 28 vjeç. M. B., ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 28. 11. 2018, në fshatin Podgorie, Maliq, shtetasi M. B., rreth 28 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga shtetasi Ë. B., 28 vjeç.

Shtetasi M. B., ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Artikulli paraprakSHERRI PËR BORXHIN, SHQIPTARI QËLLON ME THIKË KINEZIN
Artikulli tjetërPI FOSTOKSINË, NDËRRON JETË 25-VJEÇARI