Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në këtë qytet, ku shefi i Krimit Ekonomik, në përplasje e sipër me shitësit e duhanit ka nxjerrë pistoletën.

“Ky është terror shtetëror Z. Kryeministër! Ju dhe qeveria juaj po prodhoni terrorizëm politik në Shkodër!”, shkruan Ademi. Në videon dërguar nga qytetarët, duken momentet e tensionuara, ku shitësit konfliktohen me doganierët dhe me shefin e krimit ekonomik në policinë e Shkodrës, Pjerin Lazri. Ky i fundit shihet në video teksa nxjerr pistoletën, ia drejton njërit prej shitësve dhe më pas e fut sërish në brez.

Artikulli paraprakTERRORI NDAJ TREGTARËVE, REAGON PARTIA DEMOKRATIKE
Artikulli tjetërUDHËRRËFYESI TURISTIK PROFESIONIST