Përleshje masive mes shqiptarëve dhe turqve në Vjenë

Një grindje masive ka alarmuar policinë vjeneze gjatë mbrëmjes të së dielës, ku mbi 40 persona janë konfliktuar me njëri tjetrin, pranë një lokali nate në rrugën Marzstrasse në Vjenë. Sipas medias austriake oe24.at, në konflikt janë përfshirë dy grupe me nga 20 persona, ku në njërin krahë ishin turqit dhe në krahun tjetër shqiptarët. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arritur të neutralizojë të gjithë personat që merrnin pjesë në grindje, ndërsa njëri prej tyre ka thyer këmbën dhe dorën në tentativë për tu larguar nga vendngjarje. Policia raporton se 10 persona janë dërguar në spital për shkak të dëmtimeve që kishin marrë në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit për shkak të grindjes. Ndërkohë që theksohet se grindja mund të ketë ndodhur pas konsumit të lartë të alkoolit në bar, po nuk përjashtohet as mundësia se dy grupet rivale mund të jenë përleshur dhe për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Artikulli paraprakMUAJT E BUJQËSISË, ZHVILLOHET FESTIVALI I VERËS SHQIPTARE
Artikulli tjetërEFEKTIVI I FORCAVE ‘SHQIPONJA’ PËRPLAS ME MOTOR TË MOSHUARIN