Një sherr me thika ka ndodhur rreth orës 21:00 në qytetin e Vlorë, pranë zonës së Skelës.
Nga ky sherr ka mbetur i plagosur në këmbë një person, ndërsa në konflik janë përfshirë disa të rinj.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën ku ndodhi përleshja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.