Përleshje mes gjermanëve dhe azilkërkuesve

Qyteti gjerman Bautzen është përfshirë nga përleshjet mes banorëve dhe azilkërkuesve. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatëm, e cila përdori spry të ndryshëm për të ndarë palët. Autoritet kanë nisur hetimin e ngjarjes, e cila vjen një vit pas hapjes së dyerve nga kancelarja Merkel. Qytetarë gjermanë dhe azilkërkues janë përleshur dje një nga qyetet lindore të vendit, një dëshmi e fundit që tregon se disponimi për të mirëpritur emigratët është përkeqësuar shumë një vit pasi Gjermania hapi dyert për të gjithë ata mijëra njerëz që i largohen luftës nga Lindja e Mesme. Sipas policisë, rreth 80 të rinj e të reja, kryesisht gjermanë nga krahu i djathtë, të cilët ishin duke pirë birra u mblodhën në qendër të Bautzen, rreth 50 kilometra në verilindje të Drezdenit, dhe thërrisnin qyteti i përket gjermanëve. Përballë tyre qëndronte një grup prej rreth 20 perosnash, të mitur të pashoqëruar – që do të thotë se ata janë nën moshën 18 vjecare, të cilët kërkojnë azil në Gjermani. Policia formoi një zinxhir mbrojtës për të ndarë dy grupet dhe përdori spry të ndryshëm përfshirë me piper për të normalizuar situiatën. Të dyja palët, të rinjtë dhe azilkërkuesit hodhën sende të ndryshme të forta, si shishe dhe objekte druri në drejtim të oficerëve të policisë. Kur azilkërkuesit u larguan, ata u ndoqën nga një grup gjermanësh deri në qendrat e tyre te strehimit. Policia kriminale ka nisur një hetim për shkak të dyshimit për shkelje të qetësisë publike dhe dëmtim të rëndë trupor. Kjo nuk është hera e parë që ky qytet perfshihet nga ngjarje të tilla. Në shkurt të ketij viti një qender strehimore emigrantësh u përfshi nga flaket, ku disa spaktatorë gjermanë shoqëronin zjarrin me duartrokitje. Incidenti vjen në kohën kur kancelarja Angela Merkel përballet me kritika të ashpra për politikat e saj pro emigranëtve, gje e cila ka çuar në forcimin dhe shtimin e popllaritetit të partisë kundër emigrantëve alternative për Gjermanië.

Artikulli paraprakKOSOVE:ISH KRYETARI I GJILANIT DHE 38 PERSONA PADITEN PER KORRUPSION
Artikulli tjetërISIS DO E EKZEKUTONTE,I BURGOSURI SHTRIN NE TOKE EKZEKUTORET