Nëna e një nxënësi të shkollës “7 marsi “në Prishtinë ka plagosur me thikë mësuesen 49-vjeçare Vlora Paci.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 10:30, pas një përleshjeje fizike midis dy grave.

Policia e Kosovës njoftoi se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima:

Vlora Paci,, 49 vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës, ka marrë plagë nga thika dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar, B. D, 38 vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës si dhe ka konfiskuar thikën.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.

Artikulli paraprakPËRCILLEN NË BANESËN E FUNDIT KUSHËRINJTË, FAMILJARËT HESHTIN PËR VRASJEN
Artikulli tjetërHAJDINI THYEN HESHTJEN, “NUK JAM UNË GRABITËSI I RINASIT”