Një i vdekur, një i plagosur rëndë dhe një tjetër i plagosur lehtë, është bilanci i një sherri të përgjakshëm të ndodhur në kampin e refugjatëve të pashoqëruar në Greqi.
Të gjithë të përfshirit në këtë ngjarje të rëndë, sipas mediave greke janë fëmijë. sherri ka ndodhur në orët e vona të natës të së shtunës, ku një i ri i moshës 15-vjeçare u vra me thikë nga një tjetër i mitur.
Në kampin e refugjatëve në Moria ku ndodhi sherri masiv gjenden 600 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit, në një kohë kur kapaciteti i komodimit është vetëm për 160 fëmijë.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë si dhe identitfikimin e autorit që kreu krimin.