SHKAK ËSHTË BËRË BORXHI PREJ 26 MILION LEKËSH QË KA BASHKIA. Zyra përmbarimore e Pukës i ka vendosur sekuestro bashkisë së këtij qyteti, si pasojë e një borxhi prej 26 milionë lekësh. Borxhi i Bashkisë së Pukës i akumuluar prej disa vitesh, ka sjellë reagimin e Zyrës Përmbarimore duke bllokuar në këtë mënyrë veprimet e bashkisë. Kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj thotë se borxhet janë të trashëguara deri në 2011, duke ia faturuar paraardhësit të tij.
Pjesën më të madhe e përbën detyrimi që kjo bashki ka ndaj një firme të pastrimit të qytetit. Të ardhurat dhe financat e bashkisë e bëjnë të pamundur likudimin e borxheve që janë të 2011. Ka vendime gjyqësore që duheshin likuiduar por financat e kanë bërë të pamundur. Borxhi ishte 26 milionë lekë deri në 2011, ndërsa të ardhurat në një vit nuk përbënin as gjysmën e këtij borxhi . Vetëm firmës së pastrimit i kemi 10 milionë lekë të reja. Kjo përbën gati gjysmën e borxheve që ka trashëguar bashkia” Arifaj shtoi se “po kërkohet edhe politikisht të bllokohet bashkia si dhe të krijiojnë pengesa të qëllimshme” Ai ka shtuar se po procedohet për të kërkuar shtyrjen e afateve të shlyerjes së borxheve me shpresën që “bashkia e re të ketë kapacitete më të mëdha financiare për të shlyer ato”.