INSTITUTI “JUNUS EMRE” ORGANIZOI NJË MBRËMJE ME KËNGË TURKE E BALLKANIKE. Aktiviteti 3-ditor i institutit “Jonuz Emre” i quajtur “Çanakalaja, rruga nga lufta në paqe” është mbyllur me një koncert me këngë turke dhe ballkanike në teatrin “Migjeni”. Mes të ftuarve, Bujar Gilani, djali i Rexhep Gilanit, një prej shqiptarëve të shumtë që mori pjesë në luftën e Çanakalasë rrëfeu një prej momenteve kur babai i tij ndodhej në afërsi të Mustafa Qemal Ataturkut.

Nga Turqia nderoi me pjesëmarrjen profesor doktor Bulent Ari i cili foli për rëndësinë e luftës së Çanakalasë. Studuesi që merret prej 10 vitesh me strategjinë e luftës së Çanakalasë tregon edhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në atë betejë. Çanakalaja është lufta e para 100 viteve në Turqi e zhvilluar përballë vendeve të Antantës kur turqit edhe pse më të pakët në numër e armatime dolën fitimtar duke mos lejuar forcat e mëdha që të çojmë armatime në Rusi. Kjo betejë ndryshoi rrjedhën e Ballkanit por edhe botës.

Artikulli paraprakSHOQATA E GJUETARËVE, NIS KAMPIONATI I QITJES ME PIATEL
Artikulli tjetërSTARTON FESTIVALI I MUZIKËS MODERNE