Janë mbyllur te henen ne mbremje “Koncertet e verës” organizuar nga Bashkia Shkodër dhe “Code Partners”.
Kane qene “the B4ND BAND” ato te cilet kane permbyllur serine e ketyre koncerteve ne rrugen pedolane te gjuhadolit prane qendres rinore arka duke performuar live para te rinjve dhe artdashesve shkodrane. Të shpërndara në tre të hëna, me 1 gusht me koncertin e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” me këngëtarët Rezarta Smaja, Ylber Tahiri, Laorjan Ejlli, Xhuli Pjetraj dhe me bandën muzikore të përbërë nga Rezart Cacani, Gen Balca, Bled Doçi dhe Ergys Myftari, për të vazhduar me kuartetin e vajzave “StrinGirls” me datën 8 gusht në Muzeun Historik “Oso Kuka”, duke u mbyllur natën e mbrëmshme nën ritmet latine të grupit “THE B4ND BAND”, në rrugën Gjuhadol, pranë Qendrës Rinore “Arka”, “Koncertet e verës” u kthyen në një festë të vërtetë për qytetin.