Është zhvilluar sot ceremonia përmbyllëse e Spartakiadës 2024 në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës. Për 4 ditë me rradhë shkollat 9 vjeçare dhe të mesme të qytetit kanë konkuruar mes tyre në disiplina të ndryshme. Brisela Kadia, drejtore e zyrës vendore arsimore në Shkodër thotë se është e rëndësishme rikthimi I një tradite të tillë pasi shërben edhe për promovimin e vlerave që sporti ka.

Auron Miloti, drejtor I sporteve thotë se aktivitete të tilla shërbejnë për të zbuluar edhe talente të reja.

Në fund të ceremonisë janë shpërndarë kupa dhe medalje për shkollat fituese të cilat kanë marrë pjesë në Spartakiadë e organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit dhe Bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakATLETIKË, VLLAZNIA KAMPIONE PËR TË RINJTË
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA NË PRAG TË NDRYSHIMEVE