Plazhi i Velipojës mirëpriti për 3 ditë me radhë turneun amator të volejbollit, “Volejpoja beach trophy 2022”. Një organizim i bashkisë Shkoder dhe federatës shqiptare të volejbollit që e ktheu plazhin më të madh të brigjeve të Adriatikut, në qender të vemendjes së garave sportive në rërë dhe promovimit të vlerave turistike. 25 ndeshje u zhvilluan përgjatë tre ditëve të aktivitetit mes meshkujve dhe femrave që u bënë pjesë e garës, të ndarë respektivisht sipas kategorive përkatëse.

Finalja e zhvilluar të dielen u shënua me rivalitet të fortë, ku në përfundim të përballjeve, fitues të vendit të parë dolën në kategorinë e meshkujve Nikolin Qafarena & Fatjon Çekini, ndërsa tek femrat Edna Erkoçi & Laura Ballçiti. Vendi i dytë shkoi për: meshkuj: Elidon Marku & Zamir Vjerdha; femra: Izabela Dodani & Xhesika Kaçi. Ndërkohë vendi i tretë: meshkuj: Dorjan Tafa & Fatjet Haxhagiqi dhe femra: Klodeta Zhivani & Stela Kiri.

Ishte nënkryetari i bashkisë Shkoder Ardit Qylybyli i cili ndau çertifikatat dhe medaljet për fituesit dhe premtoi vazhdimësi të aktiviteteve sportive e kulturore në plazhin e Velipojës përgjatë të gjithë sezonit turistik. Bashkia Shkoder mbetet e angazhuar për të promovuar vlerat turistike, si dhe ato sportive e kulturore që i bëjnë prezantimin e denjë qytetit dhe kthehen në atraksion për turistët që zgjedhin të vizitojnë territorin tonë.

 

Artikulli paraprakANGELA ÇOBA, VAJZA SHKODRANE KAMPIONE EUROPE ME ITALINË
Artikulli tjetërI SHUMËKËRKUAR NGA SHQIPËRIA, EKSTRADOHET NGA BRITANIA E MADHE I DËNUARI ME 21 VITE BURG PËR VRASJE