Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër dhe organizata “Malteser” kanë përmbyllur muajin për ndërgjegjësimin ndaj autizmit. Drejtorja e ZVA, Brisela Kadija tha se aktiviteti ishte menduar mes nxënësve të shkollës “3 dhjetori” dhe shkollave të tjera të qytetit.
Ndërkohë, Raisa Bekteshi, psikologe pranë “Malteser” Shkodër tha se qëllimi është mbështetja ndaj fëmijëve të spektrit të autizmit
Përgjatë muajit Prill janë zhvilluar disa aktivitete të cilat kanë synuar rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe shoqatave të ndryshme ndaj fëmijëve autik.