Muaji rozë është përmbyllur këtë të martë përpara bashkisë Shkodër përmes një aktiviteti sensibilizues kundër kancerit të gjirit.

Të pranishëm ishin njerëz të rëndësishëm të jetës politike dhe jo vetëm në Shkodër. Në fjalën e saj, kryetarja Voltana Ademi, apeloi të gjithë kundër kësaj sëmundjeje, duke iu referuar shifrave të frikshme të këtij kanceri. I pranishëm ishte gjithashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Bardh Spahia.

Ky i fundit në fjalën e tij foli për rëndësinë e kontrollit për parandalimin.

Onkologia Daniel Bega u shpreh se ky kancer nëse zbulohet në fillesat e tij është i shërrueshëm. Përgjatë të gjithë muajit tetor janë organizuar aktivitete të ndryshme kundër kancerit të gjirit, me synim sensibilizimin e grave për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Artikulli paraprakHALLOWEEN, FESTA E FRIKSHME EDHE NË SHKODËR
Artikulli tjetërALARMI I AUTOMJETEVE NË FLAKË!