Është përmbyllur faza e tretë e projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin efektivë zjarrëfikës nga 3 bashki të qarkut Shkodër si dhe efektivët zjarrëfikës të Malit të Zi të cilët u trajnuan për 4 ditë në ndërhyrjen efikase në rastet e përmbytjeve. Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni tha se trajnimi teorik dhe praktik I këtyre efektivëve rrit kapacitetet e institucioneve për reagimin e duhur brenda dhe jashtë kufirit në rastet e katastrofave natyrore.
Prefektja Angoni deklaroi se po punohet për sigurimin e të gjitha pasijeve të nevojshme për efektivët.
Në fund të takimit u ndanë certifikatat me vlerësimin e efektivëve zjarrëfikës nga Shqipëria dhe Mali I Zi.