“Shkodra në shekuj” në ditën e dytë të konferencës vijoi me një forum të hapur diskutimi mbi rolin e teatrit “Migjeni” jo vetëm në jetën artistike, por edhe në formësimin shpirtëror të brezave. Shkrimtari dhe studiuesi i teatrit, Xhahid Bushati, në referimin e tij kërkoi që teatri “Migjeni” të mos jetojë vetëm përmes kujtimeve, duke theksuar se sfida kryesore është bashkëkohësia dhe jo vetëm tradita.
Rita Gjeka foli për rolin e gruas në teatrin “Migjeni”, duke cekur problematikat me të cilat përballet teatri dhe trupa teatrore prej vitesh.
Lejla Zorba, si ish-drejtuese e Kulturës në Bashkinë Shkodër, kujtoi gjendjen sesi e kishte gjetur teatrin “Migjeni”
Aktori Jozef Shiroka ndau perceptimin e tij për rivitalizimin e teatrit.
Ndërkohë, Alma Puka u shpreh në këtë panel si një artdashëse e qytetit, duke treguar interes të veçantë për jetën kulturore.
Forumi, i organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe me bashkëpunimin e Bashkisë së Shkodrës, synon të jetë një tribunë e hapur diskutimi mes artistëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve të qytetit. Ky forum synon të trajtojë problematikat, të ndajë mendimet dhe të ofrojë alternativa për pasurimin e veprimtarisë kulturore dhe artistike në qytetin e Shkodrës.