Një mjet tip “IFA” është përmbysur këtë të premte në fshatin Mesmal të Maliqit, e për pasojë pasagjeri në të është plagosur.

Report Tv raporton se kamioni ishte i ngarkuar me lëndë drusore, në momentin e aksidentit. Brenda tij gjendej drejtuesi i mjetit, shtetasi Klement Hysollari, 25 vjeç, dhe vëllai i tij, Niko Hysollari, 20 vjeç.

Ky i fundit mësohet se aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Një grup hetimor është ngritur dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET MJETI QË TRANSPORTONTE LËNDË DRUSORE, PLAGOSET 23-VJEÇARI
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN MINISTRI I BRENDSHËM, FATMIR XHAFAJ, RAMA EMËRON GJENERAL SANDËR LLESHIN