Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Larushk, ku mjeti Volsvagen me targa AA 990 LN është përmbysur pasi i ka prerë rrugën një makine tjetër me targa AA 269 ZP.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, banues në Fushë Krujë.
Të plagosurit ishin në mjetin që u përmbys dhe po udhëtonin drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakMBI 70 TË VDEKUR NGA SULMI ME AUTOBOMBË
Artikulli tjetërVËLLEZËRIT PËRLESHEN DUKE NGRËNË MËNGJES, NJË I PLAGOSUR ME THIKË