Një autobus me 25 pasagjerë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në fshatin Guri i Zi. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xibrakë-Qarret në fshatin Sericë, në një zonë të thyer malore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy ambulanca, që kanë transportuar në spital të plagosurit, të cilët raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta. Autobusi ishte duke u kthyer nga Elbasani me pasagjerë në drejtim të fshatit Sericë kur ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Policia ka marrë njoftimin për aksidentin nga pasagjerët që ndodheshin në autobus

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM, DYSHOHET EKSPLOZIV NDAJ NJË LOKALI
Artikulli tjetërKALOJNË SEMAFORIN ME TË KUQ, GJOBITEN 88 DREJTUES AUTOMJETESH