Dy persona kishin marrë një varkë për një shëtitje në zonën e plazhit të currilave për të shijuar fundjavën me pedalone.

Varka nuk ishte shumë larg bregut të detit, në momentin kur është përmbysur. Gjatë ditës së sotme deti është trazuar dhe me dallgë, që ka shkaktuar edhe përmbysjen e varkës.

Një nga personat ka mundur të dalë në breg, ku është ndihmuar edhe nga persona të tjerë që ndodheshin aty, ndërsa personi tjetër nuk gjendet ende.

Policia kufitare ka nisur kërkimet në det për gjendjen e personit tjetër.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHOFERI, I GJETËN ARMË E DROGË NË MAKINËN LUKSOZE
Artikulli tjetërU DENONCUA I ZHDUKUR GJENDET I PAJETË VOGËLUSHI 5-VJEÇAR