Kroacia ka marrë suksesin e parë në Kupën e Botës, në ndeshjen që triumfoi 4-1 ndaj Kanadasë. Goli më i shpejtë i këtij Botërori i takoi pikërisht këtij takimi. Pas 68 sekondash lojë, Alphonso Davies shndërron në gol një krosim të Buchanan. Goditje e saktë me kokë, me portierin Livakovic që e pati të pamundur të bëjë diçka.

Të besuarit e Zlatko Dalicc, me mjaft karakter bëjnë gjithçka mirë dhe përmbysin shifrat brenda pjesës së parë. Fillimisht realizoi Kramaric, ndërsa pak më vonë ishte radha e Livajas.Kanadezët reagojnë me Jonathan David në fillimin e fraksionit të dytë, por gjuajtja e tij ndalet nga Livakovic.

Andrej Kramaric i Hoffenheim vulosi përfundimisht 3 pikët, me rrjetën e dytë personale në këtë takim. Në fund pati kohë edhe për golin e Majer. Kroacia, kështu, kryeson grupin F, me 4 pikë, po aq sa ka Maroku. Kanadaja qëndron në vendin e fundit, pa provuar akoma shijen e pikës.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA NË ITALI, 20 PERSONA TË TJERË TË IZOLUAR PA UJË DHE ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërMINISTRJA XHAÇKA UDHËTON DREJT BUKURESHTIT, DO TË MARRË PJESË NË DY TAKIME TË RËNDËSISHME