Disa banesa në bajzë të Malësisë së Madhe janë përfshirë nga përmbytjet si shkak i reshjeve të shiut. Një prej banorëve të përmbytur në Bajzë, Mark Qosja thotë se e kanë kaluar natën zgjuar duke u munduar që të mos lejojnë ujin të futet në banesë.
Problemi kryesor sipas tij që banesat përmbyten është për shkak të autostradës Shkodër-Hani Hotit pasi lagja ndodhet afër dhe është pak më poshtë si nivel duke bërë që ujrat të përfundojnë aty. Ndërkohë edhe në banesën e shtetasit Asllan Culaj situata është problematike sa i përket përmbytje…
Zjarrëfiksët në Malësinë e Madhe kanë bërë të mundur thithjen e ujit në këto dy banesa disa orë pasi reshjet kanë vijuar pa ndërprerje. Ndërkohë në disa pjesë të saj në autostradën Shkodër-Hani Hotit ka prezencë uji duke vështirësuar qarkullimin për automjetet ndërsa këto pamje i përkasin rrugës Dedaj që të çon drejt Bogës teksa Përroi i Thatë ka dalë nga shtrati duke krijuar vështirësi.