Tre shkolla janë përmbytur në Tiranë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa mësimi është pezulluar. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini.
“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë.
Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim. Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër” shkruan Shahini.