Prej ditësh së djeshme, qyteti i Lezhës gjendet nën pushtetin e ujit. Rrugët kryesore janë të bllokuara ndërkohë banorët kanë kërkuar ndihmë nga institucionet përgjegjëse për mundësinë e evakuimit pasi shumë në disa shtëpië ka hyrë uji. Në brendësi të lagjeve të qytetit rrugët janë bërë pothuajse të pakalushme duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Një banor I zonës tregon se e njëjta situatë vetëm sa përsëritet vit pas viti, por akoma nuk ka gjetur zgjidhjen e kërkuar. Kur nuk dihet akoma se edhe sa kohë do të vazhdojë kjo situatë, qytetarët e Lezhës jetojnë me shpresën që moti të përmirësohet dhe t’I kthehen jetës së tyre normale pas I situata e përmbytjeve për ta është e papërballueshme.