Njësia Ana e Malit prej 20 ditësh vijon të jetë nën pushtetin e ujit. Mëngjesin e kësaj të mërkure, si shkak i shkarkimeve gjatë natës niveli i liqenit të Shkodrës të rritet me 50 cm. Si pasojë janë rreth 500 ha tokë bujqësore nën ujë bën te ditur administratori Arben Ceni.
Ceni tregon se banorëve po i cënohet prona private, ndërsa dëmet më të mëdha janë në fshatin Obot dhe Muriqan.
500 ha është sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura sërish këtë të mërkurë. Ndërkohë si shkak I reshjeve mungon energjia elektrike ne fshatrat Ganjolle e Juban te NjA Guri Zi. Rruga Theth-Breglumi eshte e bllokuar nga rreshqitjet e dherave.