Tragjedi në brigjet e Tunizisë. Njëzet e shtatë persona kanë humbur jetën pasi dy varka u përmbytën në brigjet e Tunizisë.

Trupat e pajetë u gjetën një ditë më parë raportojnë mediat e huaja, ndërsa 83 të tjerë u shpëtuar. Sipas mediave të huaja mes viktimave raportohet për gra dhe fëmijë.

Mendohet se rreth 110 emigrantë nga vende të ndryshme të Afrikës, Sub-Sahariane ishin në bordin e dy varkave.

Drejtori rajonal i Mbrojtjes Civile në Sfax, Zied Sthiri, tha se po zhvillohen operacione për gjetjen e emigrantëve të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Artikulli paraprakBETLEHEMI I GJALLË TËRHEQ QINDRA VIZITOR, NË RRADHË PËR TA VIZITUAR
Artikulli tjetërE NJOHUR PËR NDËRHYRJET EKSTREME ESTETIKE, NDËRRON JETË “GRUAJA MACE”