Kjo ishte situata në tregun e lirë të qytetit të Lezhës mëngjesin e kësaj të premte.Uji është tërhequr, duke i lënë vendin inerteve dhe baltes që solli vërshimi i ujerave.
Që prej oreve të mëngjesit tregtaret kanë nisur vetë pastrimin e njesive tregtare, ndërsa thonë se përmbytja ju ka shkaktuar dëme të shumta.

Situatë e ngjashme është përsëritur edhe herë të tjera në tregun e qytetit të Lezhës, por askush nuk i ka kompensuar për demet dhe asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Me realizimin e investimit në rehabilitimin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që pritet të nisë së shpejti, synohet ti jepet zgjidhje përmbytjeve në të gjithë qytetin e Lezhës, përfshire dhe tregun.

 

Artikulli paraprakNDREU: UJI ËSHTË TËRHEQUR, SITUATA NËN KONTROLL
Artikulli tjetërRIKTHEHET PAS 32-VITESH ORKESTRA SIMFONIKE E QYTETIT