Katër prokuroritë e rretheve, Tiranë, Krujë, Fier e Vlorë kanë nisur verifikimet pas kallzimit të dhjetra qytetarëve që iu dëmtuan bizneset dhe pronat për shkak të përmbytjeve.

Me dhjetëra qytetarë kanë bërë kallzim për dëmtimin e banesave dhe bizneseve gjatë përmbytjeve të së enjtes dhe se premtes. Prokuroritë e rretheve, Tiranë, Krujë, Fier e Vlorë nisën verifikimin e kallazimeve të dëmeve në zonat e pushtuara nga uji, ku në sitë do të kalojnë të firmat kontraktuale për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si ato kombëtare edhe rurale. Shumë biznese VIP u përmbytën përgjatë autostradës, Tiranë-Durrës, duke bërë përgjegjëse firmat pastruese gjatë takimit që pati, ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj ditën e premte. Prokuriria e Tiranës është ende në fazë fillestare, duke mbelur dokumentacionin përkatës e më pas do të shprehet nëse ka apo jo shkelje ligjore. Gjithashtu, organi i akuzës thekson se nisja e verifikimit për kompanitë përgjegjëse të, ciliat kishin si detyre mbajtjen hapur të kanaleve kulluese e po kështu të asistonin me mjetet e tyre gjatë siatatës së reshjeve të shiut, do të shkrihet edhe më tej. Ku do të verifikohet edhe mënyrën sesi i kanë fituar tenderat publik dhe a kanë staf e mjete logjistike përkatëse për të përballuar situata emergjente, siç kaloi i gjithë vendi ynë, mbremjen e 30 nëntorit deri më 1 dhjetori.

Ndërkohë, të njëjtat denoncime janë kryer edhe në prokuoritë e Fierit dhe Vlorës. Familjarët pretendojnë se përmbytjet e banesave të tyre kanë ardhur si rezultat i mos funksionimit të kanaleve kulluese, detyre që i takon firmave nënkrotraktore. Edhe në këto qytetete dëmet janë të mëdha, ku me qindra shtëpi banimi dhe toka bujqësore të dëmtuara si rezultat i përbyetjeve. Zyrtarisht, Komitetit i Koordinimeve të Emergjencave Civile njoftoi se, janë 590 familje të evakuuara dhe 1552 persona të shpëtuar. Po kështu 4715 banesa e 41 biznese u dëmtuan. Dëm të konsiderueshëm ka edhe në bujqësi, ku si rezultat u përmbytën 10 622 ha. ndërsa 27 shkolla, këtë të hënë nuk e fillojnë mësimin për arsye të kushteve të papërshtatshme.

Artikulli paraprakBASHA: BE, SKEPTIK PËR NEGOCIATAT. BRUKSELI I SHQETËSUAR NGA KRIMI
Artikulli tjetërPËRMBYTJA E AKSIT TIRANË-DURRËS PROKURORIA HETIME PËR SHKAQET