Pas më shumë se 40 ditësh, në njësinë administrative Ana e Malit kanë filluar përmirësimet e para nga situata e përmbytjeve. Administratori arben Ceni ka bërë të ditur se në 24 orëte fundit ka nëj tërheqje të ujit më të paktën 15 cm ndërsa ka filluar edhe lëvizja me mjetet e ushtrisë si shkak i rënies së nivelit të ujit në rrugën kryesore të fshatit Obot.

Administratori Ceni bën thirrje që të furnizohen feërmerët e zonës me bazë ushqimore për gjënë e gjallë pasi tëni janë krijuar të gjitha kushtet për shpërndarjen e koncentratit.

Gjendjen psikologjike të banorëve ai e cilëson si tejet të rënduar pasi përmbytjet e herë pas herëshme kanë dëmtuar ekonominë e tyre.

Në këtë njësi tre fshatrat më të prekur mbeten Oblika, Oboti dhe Muriqani të cilët janë totalisht të përmbytur si shkak I prezencës së ujit nga të gjitha anët.

Artikulli paraprakSHKODËR, GODITET ME QYTË PISTOLETE NË KOKË 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërPROMOVIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NËPËRMJET ARSIMIT GJITHËPËRFSHIRËS DHE FUQIZIMIT TË ORGANIZATAVE LOKALE TË SHOQËRISË CIVILE