Kjo është situata në të cilën ndodhet kanali kullues në rrugën “Et’hem Kazazi” në qytetin e Shkodrës. Sa herë që ka reshje shiu në oborret e banesave në atë zonë ka prezencë uji me të paktën 15 cm. Në disa prej shtëpive uji ka bërë që banorët të bllokohen. Hedhja e mbeturinave dhe inerteve si dhe mos pastrimi i kanalit kullues bën që një situatë e tillë të krijohet gjatë gjithë periudhës kur ka reshje shiu.
Bllokimi nga uji në rrugën “Ethem Kazazi” në hyrje të Shkodrës vijon të mbetet një problem shqetësues prej vitesh për banorët të cilët jetojnë aty. Pas kamerave banorët shprehen të zhgënjyer nga institucionet përgjegjëse pasi shpesh herë kanë kërkuar ndërhyrje por deri më tani askush nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tyre ankesat e bëra kanë rënë në vesh të shurdhër.
Një tjetër problem për banorët është edhe amortizimi i rrugës. Edhe rruga prej më shumë se 20 vitesh deri më tani nuk ka njohur asnjë investim.