Përmbytja e Nënshkodrës është një problem që po trashëgohet vit pas viti, duke rrezikuar banorët dhe banesat e tyre. Një problem i tillë mund të ishte shmangur prej kohësh nëse do të investoj në thellimin e lumit të Bunës.
Sipas specialistit të njohur të ujrave, Ismet Teli, lumi duhet të pastrohet në mënyrë që njëherë e mirë të mos ketë më përmbytje. Sipas tij, projekti për thellimin e Bunës është i shtrenjtë, por mjafton për të zgjidhur një makth shumëvjeçar të banorëve të të gjithë zonës së Nënshkodrës.
Sipas Telit, hidrocentrali i Vau Dejës nuk mund të fajësohet për shkarkimet pasi ky është një detyrim ligjor kur arrihet pika e rrezikut. Në këto kushte, më mirë përmbytje e fshatrave të Nënshkodrës sesa një katastrofë e mundshme.
Përmbytjet përgjatë ditëve të fundit kanë dëmtuar me qindra hektarë toka dhe të mbjella. Shkarkimet në hidrocentrale kanë qenë të imponuara nga shkrirja e dëborës dhe shirave të ditëve të fundit, duke sjell rritje të nivelit të lumenjve.