Njësia Ana e Malit në bashkinë Shkodër është në ditën e 22-të të shkarkimeve. Arben Ceni, administrator i kësaj njësie thotë se janë mbi 100 shtëpi të rrethuara nga uji.

Ndërkohë një problem kryesor në njësinë Ana e Malit është mungesa e ushqimit për bagëtitë.

Nëse niveli i ujit rritet, bën të ditur bashkia Shkodër atëherë banesat në njësinë Ana e Malit rrezikojnë që të përmbyten duke qenë se deri më tani të dëmtuara janë vetëm tokat bujqësore dhe dy shtëpi.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, 2600 HEKTAR TOKË NËN UJË NË NËNSHKODËR
Artikulli tjetërANA E MALIT, FERMERI: 4 MILION LEKË DËME NË TË MBJELLA