Banorët e njësisë Administrative të Dajçit prej vitit 2010 kur puset dolën jashtë funksionit nga përmbytjet, vazhdojnë të mos kenë ujë të pijshëm.Uji është i ndotur thonë banorët ndaj ata janë të detyruar që ta mbushin ujin e pijshëm me kova dhe bidona në oborrin e kishës në fshatin Dajc. Ka prej atyre banorëvë që duhet të bëjnë 7 km nga fshati Pentar e deri në Dajc për të mbushur ujë për të pirë
Përmbytjet në njësitë administrative të nënshkodrës përveç dëmeve në prodhime bujqësore kanë ndikuar edhe në cilësinë e ujit të pijshëm.Pak kohë më parë drejtues së Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër deklaruan se gjendja e ujit të pijshëm në ato zona ka pësuar ndryshime.