ELBASAN, VLORË, FIER, SKRAPAR, PUKË ZONAT MË PROBLEMATIKE. Përmbytjet e lumenjve kanë shkaktuar dëme të mëdha në jug të Shqipërisë, sidomos dje, në ditën e tyre të dytë, kur vërshuan jashtë shtretërve të tyre.
Jeta e qindra njerëzve që banonin në afërsi të tyre ka qënë e rrezikuar dhe evakuimet kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë 24 orë të fundit. Kurse, në blegtori e bujqësi, dëmet deri tani janë të pallogaritshme. Lajmi i fundit vjen nga Elbasani, nga HEC-i i Banjës. Diga e këtij HEC-i në ndërtim është duke përballuar prurje të mëdha uji dhe specialistët dhe teknikët e sigurisë po e mbajnë atë në monitorim të pandërprerë.
*ELBASAN *– Shtabi i Emergjencave ka vendosur që dje, bllokimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën kryesore dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të mos udhëtojnë në të. Gazetari Fatmir Popja tha se që nga mesdita e djeshme se disa fshatra malore, si Orenja, nuk kanë energji elektrike. Rrezikohet diga e HEC-it të Banjës, në ndërtim, sipas specialistëve dhe teknikëve të sigurisë. Diga e Banjës është një nga më të mëdhatë e ujëmbledhësve dhe ajo tani ëhstë nën monitorim.
*VLORË *– Edhe pse uji ka filluar të tërhiqet, ka bilanc të madh dëmesh. Ka shumë banesa të përmbytura në fshatra nga Osumi, sidomos në Novoselë. Gazetari Enrik Mehmeti tha se Shtabi i Emergjencës ka punuar për të verifikuar kërkesat për ndihmë nga qytetarë, por nuk ka pasur. deri tani nuk ka të dhëna për rrezik jete të ndonjë njeriu. rreth orës 6 lumi ka nisur të mos ketë prurje dhe të tërhiqet.
Në Tepelenë ka një moment ku intensiteti ka rënë, por meteorologët thonë se ato do të shtohen sërish. gjatë natës reshjet kanë qënë tepër të pakta.
*FIER –* Situata në Fier është shumë e rënduar. Sipas gazetarit Agron Llupi, prurjet e ujit kanë qënë intensive. Në këto momente, policia ka ndërhyrë për të nxjerrë një çift bashkëshortësh, që është izoluar nga përmbytja. Po ashtu, dhe në një familje tjetër ku ndodhen edhe 3 fëmijë. rrugët janë bllokuar nga uji. Janë evakuar 40 familje në Çerven. Grupet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, por për shkak të errësirës kanë nxituar të nxjerrin një familje, në të cilën ishte edhe një grua shtatzanë. *SKRAPAR* – Mësohet se Ura e Pazarit në Skrapar është riparuar nga forcat e ushtrisë. Njera këmbë e saj u dëmtua dje nga prurjet e mëdha të lumit.
*PUKË* – Puka dalangadalë po ëprfshihet nga një sistuatë emergjence. ndryshe nga herët e tjera, këtë radhe duket se situata është e paralajmëruar. Është rreziku i rrëqitjeve masive të tokave apo shpateve me gjithë banesat si në Gjegjan, Mesul, Shkozë, Gegaj etj. Shtabi i Emergjencave është gati që të evakuojë banorët para se të ndodhin rrëshqitjet dhe po synon që të mos ëprsëriten ngjarje të tilla. U është bërë thirrje kompanive të rrugëve të zhbllokojnë rrugët nga dëbora. ndërkohë, disa fshtra janë bllokuar kurse problem mbetet furnizimi me energji elektrike.