Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë. Sipas IGJEUM gjatë fundit të ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve, ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna, Shkumbin dhe Vjosë. Por në të gjitha qarqet reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Temperaturat do të variojnë; në bregdet: 15/19 °C; në vendet e ulëta: 13/18 °C; ndërsa në vendet malore: 9/14 °C. Sa i përket erës, pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

Artikulli paraprakKUNDËRSHTOI OFENSIVËN NË UKRAINË, POLITIKANI I OPOZITËS NË RUSI DËNOHET ME 8.5 VITE BURG
Artikulli tjetërTËRMETI I FORTË TRONDIT FILIPINET, JA SA ISHTE MAGNITUDA