5 të vdekur, dhjetëra banesa e rrugë të përmbysura, qindra persona të evakuar nga qëndrat e banimit është bilanci i motit të keq që gjatë orëve të fundit ka përfshirë Italinë Qëndrore e Jugore. Një burrë e një grua kanë humbur jetën në rajonin e Abruzzos nga shembja e dheut në qytezën e Aquilas.

Viktima e tretë është shënuar në rajonin e Lacios si shkak i përmbytjes së rrugëve, e dy persona të tjerë në provincën e Beneventos kanë humbur jetën nga rrjedha e ujit që ka përfshirë banesat e tyre.Dhjetra familje në provincën e Romës kanë mbetur të bllokuar për shkak të fryrjes e daljes nga shtrati të lumit Anieien. Në Rajonin e Sicilisë është kërkuar mbyllja e shkollave ndërsa në Benevento në rajonin e Kampanjës është kërkuar ndërhyrja e forcave ushtarake për t’i ardhur në ndihmë zonave të përmbytura. Në Venezi niveli i ujit ka arritur lartësinë e 102 cm, duke shkaktuar përmbytjen e 8% të territorit. Kryeminsitri italian Matteo Renzi ka deklaruar se është në kontakt  konstant me Mbrojten Civile për të patur të monitoruar cdo cast situatën kritike që ka përfshirë vendit. Për Ministrin e Ambientit Gjianluca Galleti. “fotografia e Italisë sot është fotografia e një territori të lënë në hije, ku ka munguar kultura e respektit të ambinetit e natyrës.”

Artikulli paraprakÇËSHTJA CEZ, ISMAILAJ: NUK TËRHIQEM NGA ARBITRAZHI
Artikulli tjetërKRYETARJA E QARKUT BARDELI FLET PËR PROJEKTET E REJA