Koreja e Veriut ka shpallur gjendjen e emergjencës, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm gjatë fundjavës, të cilat lanë të bllokuar mijëra banorë.

Pamjet e publikuara tregojnë toka bujqësore dhe shtëpi të përmbytura pas shiut të dendur.

Media shtetërore raportojnë se shumë prej banorëve u shpëtuar nga me helikopterë, ndërkohë që pritet që fatkeqësi të tilla natyrore pritet të komplikojë situatën ekzistuese si mungesa e ushqimit dhe infrastruktura e dobët në Korenë e Veriut.

Edhe pse shumicën e kohës Koreja e Veriut tregohet hermetike në lidhje me vështirësitë që has, këtë herë është treguar e hapur, duke pasur parasysh që mediat shtetërore kanë raportuar ngjarjen duke u shprehur se kjo është një krizë e rëndë.

Mediat raportojnë se më shumë se 4.200 banorë të Koresë së Veriut u evakuuan pasi mbi 10 avionë kryen deri në 20 fluturime të njëpasnjëshme vajtje-ardhje.

Të rralla janë edhe fotot e Kim Yong Un në një makinë në rrugët e përmbytura, ndërsa mediat vendase përpiqen të trumpetojnë faktin që Kim po udhëheq vetë operacionin e shpëtimit.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakCENSI ZBULOI SE NUMRI I GRAVE NË MOSHË RIPRODHIMI KA RËNË 28.4% NGA 2011-2023: MË PAK BEBE
Artikulli tjetërZJARRET NË VEND/ 8 VATRA AKTIVE, VIJOJNË FLAKËT NË MALIN E SHËNGJINIT E VAU I DEJËS