Greqia është prekur nga një mot i pazakontë, i shoqëruar me stuhi shiu dhe përmbytje, ndërsa nuk kanë munguar tërmetet dhe zjarret. Përmbytjet e fundit kanë shkatërruar rrugë dhe banesa në perëndim të vendit, ndërsa të dielën në zonën e Lefkadës u raportua dhe një zjarr i fuqishëm.

Autoritetet greke evakuuan dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre në perëndim, vetëm disa ditë pasi shtatë vetë humbën jetën nga stuhitë e fuqishme që goditën veriun e vendit.
Stuhi të tilla ndodhin rrallë në Greqi. Vërshimet që pasuan stuhinë e fundit kanë dëmtuar rrugët në afërsi të qyteteve Nafpaktos dhe Patra, duke bërë të qarkullueshme për disa orë një rrugë kryesore. Deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo është zhdukur.

“Shumë shtëpi dhe dyqane janë goditur nga vërshimet në qytetin Nafpaktos… shtëpitë, dyqanet dhe makinat janë dëmtuar”, tha një zyrtar i shërbimit të zjarrfikësve.

“Të gjitha bodrumet janë përmbytur, makinën e fqinjëve e mori rrjedhja e ujit, e imja u lëviz disa metra më tutje ku goditi një mjet tjetër, besoj të dyja janë shkatërruar,” tha banori Konstantinos Lois.

Prej ditësh Greqia është përfshirë nga stuhi të fuqishme, tërmete, përmbytje dhe zjarre.
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Richter tronditi qytetin verior të Kozanit rreth orës vendore 13:50 të së dielës.

Sipas Agjencisë Europiane të tërmeteve, epiqendra e lëkundjeve ishte 14 km në jug të Kozanit, çka ka bëri që tërmeti të ndihej edhe në kufirin mes tre shteteve, Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë paraditen e së dielës, në zonën e Lefkadës u raportua për një zjarr të fuqishëm.
Në vendngjarje shkuan 12 zjarrfikës me gjashtë automjete dhe dy avionë, të cilët i vunë flakët nën në kontroll.

Javën e kaluar, shtatë persona, përfshirë gjashtë turistë, humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, kur një stuhi e fuqishme goditi pjesën veriore të Greqisë.

Artikulli paraprakNË BRIGJET SHQIPTARE GJENDEN 22 AMFORA TË LASHTA
Artikulli tjetërGJENDET E MBYTUR TURISTJA TE KANIONI I HOLTËS, VIJOJNË KËRKIMET PËR DY TË TJERËT