OSHEE THIRRJE ABONENTËVE QË TË DORËZOJNË LIBREZAT DERI NË DATËN 7 MARS.
RRETH 13.506 SUBJEKTE NË VERI TË VENDIT QË U PËRFSHINË NGA PËRMBYTJET E VITEVE 2010-2011 REZULTOJNË TË JENË DEBITORË NDAJ OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE. KY I FUNDIT KA NISUR PROCESIN E IDENTIFIKIMIT TË KËTYRE SUBJEKTEVE BAZUAR NË TË DHËNAT E MINISTRISË SË BRENDSHME. ME ANË TË KËTIJ PROCESI, SIPAS OSHEE, SYNOHET EVIDENTIMI SA MË I SAKTË I KONTRATAVE TË FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE TË KATEGORIVE TË PREKURA NGA PËRMBYTJET QË REZULTOJNË ME DEBI NDAJ KOMPANISË. LISTA E KOMUNAVE DHE PERSONAT E DËMTUAR NGA PËRMBYTJET NË VERI, EMRAT E TË CILËVE GJENDEN NË FAQEN ZYRTARE TË OSHEE-SË DHE DREJTORINË RAJONALE NË SHKODËR DUHET TË DORËZOJNË NJË DOKUMENT IDENTIFIKIMI DHE NJË FOTOKOPJE TË LIBREZËS SË FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE, DERI MË DATË 7 MARS.