Situata nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës krahasuar me një ditë më parë është pothuajse e njëjtë ndërsa sipas raportit të bashkisë Shkodër ka vetëm 100 hektar tokë më shumë të përmbytur nga uji. Në total sipas bashkisë Shkodër sipërfaqja e tokave të përmbytura është 2425 hektar tokë. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.60 metër nga 6.30 metër që është kuota maksimale ndërsa ka një rritje me 2 cm krahasuar me një ditë më parë.

Rritje të nivelit ka edhe në liqenin e Shkodrës me 1 cm ndërsa në lumin Drin ka një rënie me 5 cm ndërsa lumi Kir vijon të ketë prurje të shumta të ujit. Në njësinë Ana e Malit rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi për mjetet e larta ndërsa uji arrin rrin 1.15 metër. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit ndërsa banorët e Oblikës janë furnizuar me ujë të pijshëm nga ndërmarrja e ujësjellësit. Në njësinë Ana e Malit janë 1160 hektar tokë të përmbytura kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

Në njësinë Dajç janë 950 hektar tokë të përmbytura. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar sepse ka prezencë uji me mbi 1 m. 55 shtëpi janë të rrethuara nga uji, njëkohësisht rrezikohen nga prezenca e ujit edhe 300 banesa ndërsa ka një rritje të nivelit te ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushat. Në njësinë Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.

Në njësinë Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Në njësinë Bërdicë janë të pëmbytura 180 hektar tokë ndërsa edhe aty vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Rrethina janë të përmbytura 55 hektar. Bashkia Shkodër kërkon mbështetje me mjetet e ushtrisë për evaukimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq ndërsa kërkohet edhe shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit dhe Dajç.

Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” në Muriqan si dhe kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë.

Artikulli paraprakARTI I KUZHINES – SPAGHETTI AMATRICIANA
Artikulli tjetërPD SHKODËR, ZGJIDHET KRYETARJA E GRUAS NË ZAZ 5