Nuk ka njohur ndryshim situata e krijaur nga përmbytjet në territorin e bashkisë Shkodër. Njësoj si një ditë më parë, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura mbetet mbi 2600 ha. Ndërsa ka ndryshuar vetëm niveli I ujit në lumenjte Drin dhe Buna. Në raportimin periodik të bashkisë Shkodër mbi situatën e krijuar në terren, hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m. Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m.
Ndërsa prej më shumë se një jave raportohet për prurje të shumta në lumin Kir. Në njësinë administrative Ana e Malit situata mbetet e njejtë me një ditë më parë. Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur vlerësohet me mbi 1100 ha. Niveli I ujit në rrugën e fshatit Obot mbetet mbi 1.15 metër dhe rruga është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë. Ndërsa fshtarat me prezencë të madhe uji mbeten edhe Muriqani dhe Oblika.
Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokave bujqësore vlerësohet me 1200 hektarë. Në këtë njësi ka patur një përkeqësim të situatës ku prej dy ditësh janë më shumë se 250 shtëpi të rrethuara nga uji. prezencë të ujit ka në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan. Ndërsa në njësinë Velipojë, Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.
Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças. Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Gjithashtu vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues.
Bashkia Shkodër nisur nga monitorimi I situatës në terren kërkon gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates. Ndërsa një kërkesë e përsëritur mbetet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.