Bashkia e Shkodrës ka njoftuar mbi situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë qark. Në total, sipas njoftimit të tyre, në Shkodër janë 3455 hektarë tokë të përmbytura.

Rruga e Obotit është bërë e pakalueshme për shkak të nivelit të ujit. Ndërkohë në Muriqan, Oblikë dhe Obot janë 1250 hektarë tokë të përmbytura.

Gjithashtu Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Artikulli paraprakINTERVISTA/ TABAKU: DO NDËSHKOJMË KËDO QË ËSHTË PËRPJEKUR TË KEQPËRDORË TAKSAT. QYTETARI DO TË JETË PRIORITET KRYESOR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 01.02.2021