Kjo është Dallëndyshe Myrtja një e moshuar të cilës uji i është futur brenda në shtëpi. 70 vjeçarja jeton në zonën e Zukth Kashta në Shkodër. E moshuara tregon se si jetesa e saj prej mëse një muaji është tejet e vështirë për shkak të përmbytjes brenda banesës.
70 vjeçarja jeton e vetme në banesën ku prezenca e ujit është rreth 20 centimetër aktualisht ndërsa para pak ditësh ka patur edhe më shumë ujë në shtëpinë e saj.
Askush nuk i ka ardhur në ndihmë të moshuarës në këto ditë shumë të vështira për të.
Ndërkohë Dallëndyshja bën thirrje që kush mundet ta ndihmojnë financiarisht pasi pensioni i saj është i pamjaftueshëm për të mbyllur shpenzimet e një muaji.
Si kjo e moshuar ka dhe shumë banorë të tjerë që pavarësisht vështirësive ekonomike këto ditë dimri ju duhet të përballen dhe përmbytjen.