Çështja e dëmshpërblimeve për banorët e Shkodrës është diskutuar edhe në takimin që kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka patur me kryeministrin Edi Rama në zyrën e saj.

Kryebashkiakja i ka kërkuar që të ketë një VKM tjetër për dhënien e dëmshpërblimeve por nuk ka gjetur dakordësinë e kreut të qeverisë. Kryebashkiakja deklaroi se do të përpiqet që qeveria të ndërmarrë një vendim të ri për dëmshpërblimet duke qenë se tashmë banorët kanë zbardhur listat bashkë emrat dhe të gjitha dëmet. Problemi tha kryebashkiakja Ademi pas takimit me banorët e përmbytur është edhe moszbatimi i plotë i VKM-së 842 për dhënien e dëmshpërblimeve. Më përpara banorët e përmbytur dhe të padëmshpërblyer kanë zhvilluar edhe protesta por nuk kanë gjetur një zgjidhje dhe tashmë po provojnë në rrugë institucionale që të përfitojnë atë të drejtë që u takon.

Artikulli paraprakTRANSPORTI PUBLIK, LLUJA: PRESIM TAKIM ME KRYEBASHKIAKEN
Artikulli tjetërDËNIMI I LAZER QUKAJ KA ACARUAR MARRËDHËNIET MES DY FISEVE