Një ditë më parë Instituti i Gjeoshkencës njoftoi se se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta dhe për këtë nënshkodra do të ketë rrezik për përmbytje.

Në njësinë administrative të Anës së Malit fermerët kanë nisur që të marrin masa duke siguruar bazën ushqimore për bagëtitë. Për kreun e kësaj njësie administrative situata deri tani nuk është problematike, megjithatë nuk përjashtohet frika e përmbytjeve edhe këtë vit.

Edhe pse shteti e ka anashkaluar cështjen për dëmshpërblimin e banorëvë, këta të fundit ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga përmbytje e vitit të shkuar.

Sipas Cenit duke qënë se kostoja e mbjedhjes së tokave është e lartë, për fermerët nevojiten subvencione.Megjithatë sipas tij prej vitit 2008 asnjë fermer nuk ka përfituar nga kjo skemë

Ana e Malit është Njësia Administrative që tradicionalisht përmbytet. Banorët e kësaj zone janë të frikësuar për atë që mund të pasojë, përderisa kërkojnë edhe nga ana e instancave shtetërore një vëmendje më të madhe.

Artikulli paraprakSHKODËR, JA SA APLIKUAN PËR LOTARINË AMERIKANE
Artikulli tjetërARRESTOHET ISH-PUNONJËSI I FNSH-së SHKODËR